Bota

Dodik të martën takohet me Lavrovin, dhjetë ditë më vonë me Putinin

Anëtari i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, njoftoi se do të zhvillojë bisedime me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në Beograd të martën më 7 qershor dhe dhjetë ditë më vonë me presidentin rus Vladimir Putin në Shën Petersburg.

“Unë jam duke u përballur me presion nga të gjitha anët për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë. Ne vendosëm të mos e bëjmë këtë, sepse e dimë se kjo fatkeqësi do të kalojë dhe se do të duhet të bashkëpunojmë dhe të kemi marrëdhënie të mira me Rusinë”, citohet të ketë thënë Dodik.

Sipas tij, situata në BeH sot është “më e përçarë” se kurrë më parë, por theksoi se nuk ka asnjë qëllim për të prishur marrëdhëniet me Perëndimin, megjithëse ka presione të përditshme nga ajo anë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Dodik shtoi se takimet e ardhshme me Lavrov në Serbi, e më pas me Putinin do të shkaktojnë reagime të caktuara në Perëndim.

Milorad Dodik mori një ftesë për të marrë pjesë në Forumin e 25-të Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg, ku pritet të bisedojë me Putinin.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të jetë në Serbi më 6 dhe 7 qershor, ku do të takohet me presidentin Aleksandar Vuçiq.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort