Dodik takohet me Putinin në Rusi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është takuar këtë të shtunë me anëtarin serb të Presidencës së Bosnjës, Milorad Dodik.

Të dy folën në orët e para të mëngjesit të së shtunës në forumin vjetor ekonomik ndërkombëtar në Shën Petersburg.

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, i ka thënë liderit rus Vladimir Putin se Bosnja nuk dëshiron të vendosë sanksione kundër Rusisë në mes të atij që ai e quan “operacionit të saj special ushtarak në Ukrainë”.

“Ne nuk donim t’i bashkoheshim sanksioneve dhe jemi mirënjohës për vëmendjen tuaj – faleminderit që bëtë të mundur ruajtjen e çmimit të gazit në kushtet e mëparshme”, ka thënë Dodik.

Ndërkaq, presidenti rus tha se shpreson që marrëdhëniet midis Rusisë dhe Bosnjë-Hercegovinës do të zhvillohen pavarësisht vështirësive aktuale.

Go to TOP