Dodik takohet me Putinin në Moskë, flitet edhe për dërgimin e ushtrisë ruse në Republika Srpska

Milorad Dodik (SNSD), një anëtar i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, po qëndron në Rusi.

Ai, siç shkruajnë mediat boshnjake, përcjell Telegrafi, “po kërkon mbështetje dhe udhëzime për veprime të mëtejshme që synojnë shembjen e shtetit përmes kërkesave për transferimin e kompetencave te entiteti Republika Srpska janë evidente”.

Sipas klix.ba, mediumi boshnjak që thirret në mediumin në gjuhën ruse Pravda, Dodik mbërriti në Moskë në kulmin e konfliktit me Perëndimin, i cili nuk përjashton sanksionet për shkak të veprimeve të tij antishtetërore.

Në këtë kontekst, ata bëjnë thirrje për angazhim më aktiv rus në BeH.

Pravda kujton se Dodik mbështetet tek Rusia dhe Kina dhe se tashmë ka thënë se nuk i intereson kërcënimet me sanksione nga Perëndimi.

Ata kujtojnë se Republika Srpska ëndërron të jetë një shtet i pavarur.

Megjithatë, vë në pah klix.ba, ajo që është interesante është përmendja e opsionit të ndihmës ruse për Republikën Srpska, kështu “Rusia mund të dërgojë forca ajrore në BeH”, siç bëri në mesin e viteve 1990, si një kontingjent paqeruajtës ndërkombëtar.

Ato forca ushtarake u transferuan në Prishtinë në vitin 1999.

Dhe ky moment, shkruan më tej klix.ba, është një moment i ri në marrëdhëniet e Rusisë me BeH.

“Politika zyrtare e Kremlinit deri më tani nuk e ka përmendur këtë opsion, por duke pasur parasysh marrëdhëniet e trazuara dhe dëshpërimin politik të Dodikut, interesant është edhe momenti kur përmendet ky opsion”, shkruan mediumi boshnjak.

Kujtojmë se prezencën dhe ndikimin e tyre në BeH e kanë vetëm NATO dhe EUFOR prej vitesh, ndërsa mandati i tyre së fundmi është zgjatur edhe për një vit.

“Është e qartë në të gjithë rrëfimin se lëvizjet e ardhshme të Dodik, përfshirë njoftimin e tërheqjes nga disa institucione shtetërore, do të jenë më të qarta pas udhëzimeve që kreu i SNSD do të marrë qoftë nga Putin, qoftë nga zyrtarë të tjerë”, përfundon shkrimin mediumi boshnjak klix.ba.

Go to TOP