Djalo i lumtur që i është bashku

Portugezi Tiago Djalo është shprehur shumë i lumtur që i është bashkuar klubit të madh italian, Juventus.

Djalo pak ditë më parë iu bashkua torinezëve nga skuadra franceze, Lille.

Portugezi thotë se është i lumtur që do të vesh fanellën e “Zonjës së Vjetër”. Djalo thekson se është i gatshëm për aventurën tek gjiganti italian.

 “Jam vërtet i lumtur që iu bashkova këtij klubi të madh Juventus. Dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen. Jam më se i gatshëm për sfidën”, ka thënë Djalo.

Go to TOP