Djali kërcënon me armë babain e tij në Suharekë, shkak mosmarrëveshja për pronë

Njësitet policore të Stacionit Policor Suharekë, bazuar në informacionet e mbledhura, kanë lokalizuar dhe kane arrestuar të dyshuarin S. A, 21-vjeçar, nga i cili është sekuestruar një armë gjithashtu.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës thuhet se ngjarja ka ndodhur të shtunën, rreth orës 19:25, në Suharekë.

“I dyshuari i lartshënuar pas një mosmarrëveshje që e kishte pas për pronë me familjen e tij, ka shkuar afër shtëpisë së babai i tij dhe ka shtënë me armë zjarri në ajër, këtë veprim e ka incizuar dhe e ka postuar në rrjetin social ,,Snap Chat’’ dhe të njëjtin ua ka dërguar vëllezërve të tij”.

“Patrullat policore pasi që kanë dalë në vendngjarje, fillimisht e kanë gjetur një fishek në automjetin e të dyshuarit e më pas kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin si dhe e kanë gjetur armën e tipit Moris by AIAK Cal. 9 mm , me të cilën i njëjti dyshohet të ketë shtënë në ajër, po ashtu i kanë gjetur edhe tre fishekë të tjerë. Arma dhe katër fishekë të kalibrit 7.65 janë sekuestruar nga ana e krim teknikut”, thuhet në njoftimin e Policisë. Po ashtu në konsultim me prokurorinë e krimeve të rënda i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 (dyzetetetë) orë.

Go to TOP