Dita e Infermierëve, Vitia shpreh mirënjohje
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka uruar infermierët me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve, duke shprehur mirënjohje për punën dhe përkushtimin e tyre ndaj pacientëve.
Përmes një postimi në “Facebook”, Vitia tha se infermierët janë pranë pacientëve çdo ditë me humanizëm dhe profesionalizëm.
“Ju jeni kujdesi i parë, mbështetja e parë dhe shpresa që pacientët ndjejnë në momentet më të vështira”, ka shkruar ai.
Vitia shtoi se me punën e tyre të palodhur dhe shërbimin me dinjitet, infermierët mbajnë gjallë misionin e kujdesit për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
Në fund të mesazhit, Vitia i falënderoi infermierët për kontributin e tyre dhe uroi Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve. /Kosova.info/
