Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu fitojnë Ligën e Kampionëve në Xhudo bashkë më Glatasarayn

Xhudistet kosovare Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu kanë qenë pjesë përbërëse e ekipit të Galatasarayt në Xhudo, duke fituar titullin e Ligës së Kampionëve në Xhudo për vitin 2021.

Parisi priti Ligën e Kampionëve të Kampionatit Evropian të Klubeve 2021, kalibri i talenteve që rivalizojnë lehtësisht atë të një eventi të lartë të IJF-së, duke pasur parasysh formacionin e mbushur me yje.

Ekipi francez i femrave “RSC Champigny” luajtën në finale kundër Galatasaray Stambollit.

Performanca e Galatasaray Stamboll ishte e pabesueshme në raundet paraprake me uchi matan e Distria Krasniqi duke u dhënë atyre fitoren e parë në më pak se 20 sekonda.

Hazret Bozkurt ndoqi trendin me një fitore të dytë të vështirë, por e treta ishte padyshim më rraskapitësja, shkruan eju.net. Agathe DEVRITY e RSC kontrolloi ritmin dhe dukej se ishte më aktive në minutën e parë, por Laura Fazliu ruajti gjakftohtësinë dhe pavarësisht një sulmi të francezëve, mundi të gjuante bukur me uchi mata. Kjo do të thoshte se Galatasaray ishte titullari i ri i Champions League.

“Ndihesha shumë mirë dhe më bëri vërtet të lumtur që fitova garën e tretë, duke ditur se ekipi im tani është kampion. Ishte hera ime e parë në Kampionatin Evropian të Klubeve dhe tani po largohemi me medaljen e artë, nuk mund të isha më e lumtur”, tha Fazliu pas fitores.

Fazliu dhe Krasniqi vazhdojnë traditën dhe miqësinë e kamotshme mes Turqisë dhe Kosovës pasi me ta për shumë vite garuan edhe Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova.

Go to TOP