Mblidhen kryeprokurorët, temë bashkëpunimi juridik ndërkombëtarë

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me të gjithë kryeprokurorët e prokurorive të vendit, përfaqësues të prokurorive dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

Në këtë takim u diskutua për çështjet penale që ndërlidhen me bashkëpunimin juridik ndërkombëtarë, sfidat për ekstradimin dhe dërgimin e ekspertizave jashtë vendit, me ç‘rast U.D. Kryeprokurori Kelmendi ka kërkuar që këto raste të trajtohen me prioritet për të ngritur edhe imazhin e Prokurorit të Shtetit karshi institucioneve dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Çështje tjetër me rëndësi që u diskutua në këtë takim ishte edhe kontrollet-bastisjet në procedurat hetimore. Po ashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe për ekipet e përbashkëta hetimore, të cilat krijohen nga kryeprokurorët e prokurorive që përfshinë çështjet komplekse hetimore e që kërkohet bashkëpunim dhe ekspertizë përkatëse nga institucionet tjera ligjzbatuese. /Kosova.info/

Go to TOP