Ilir Ferati: VV të mos merret me punët tona të brendshme, kryetari i ka pezulluar takimet me ta

Sekretari i LDK’së, Ilir Ferati, ka folur për media pas një takimi që është zhvilluar brenda selisë së LDK’së.


I pyetur për deklarimet nga LVV që kanë të bëjnë me zhvillimet në
LDK, Ferati ka thënë se partia e Kurtit s’duhet të merret me punët e
brendshme të LDK’së dhe ka rikujtuar se Abdixhiku ka pezulluar takimet
me ta deri në zgjidhjen e situatës së brendshme në LDK



“VV të mos mendojë për çështjet tona. Kemi një mori njerëzish që
mendojnë. VV s’ka nevojë me mëndu për punët tona të brendshme. Ata janë
parti e parë. Kryetari ka dekalru që i ka pezullu takimet derisa t’i
kryejmë punët tona të brendshme”, ka deklaruar ai.

Go to TOP