Diplomimi i kadetëve të rinj, Kelani: Kjo gjeneratë ka kaluar nëpër sfida të ndryshme gjatë trajnimit

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të rinj, ka thënë se për të arritur në këtë ditë, sipas tij, kjo gjeneratë ka kaluar nëpër sfida të ndryshme gjatë trajnimit.

Ai është shprehur se përkundër sfidave, falë punës dhe angazhimit ata kanë arritur me sukses që ta kurorëzojnë këtë ditë.

“Për të arritur deri këtu, në këtë datë historike të certifikimit, kjo gjeneratë ka kaluar nëpër sfida të ndryshme gjatë trajnimit, por falë punës, angazhimit dhe përkushtimit ka arritur që me sukses të finalizojë dhe njëherit të kurorëzojë këtë ditë të rëndësishme për Policinë e Kosovës”, është shprehur Kelani.

Go to TOP