Digjet një shtëpi në Prizren
Një shtëpi është djegur të hënën në rrugën “Janina” në Prizren.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë dhe zjarrfikësve të Prizrenit, zjarri u vu nën kontroll.
Zëdhënësi policor për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha për RTKlive se s’ka të lënduar nga ky incident.
“Sot me datë 11.11.2024 rreth orës 16:10 përmes telefonit policia ka marr informatë se në rrugën ‘Janina’ në Prizren është duke u djegur një shtëpi. Zjarrfikësit, patrulla policore e ekipit reagues së bashku me njësitin e hetimeve janë në vend ngjarje. Sipas informatave nga vendngjarja zjarri ka përfshirë një shtëpi dhe dëmi material është shumë i madh. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke lokalizuar zjarrin. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, sipas pronarit rreth 300.000 euro (treqind mijë), të lënduar nuk ka”, tha ai.
Sipas tij, Policia bashkë me ekspertët e zjarrit do të dalin sërish në vendngjarje dhe për të mbledhur dëshmi.