Diego Costa pas titullit të fituar vazhdon t’i zbavitë tifozët në Brazil, ai shkoi në ndeshje me traktor

Diego Costa ka vazhduar t’i zbavitë tifozët e Atletico Mineiros, me të cilët fillimisht fitoi titullin dhe Kupën e Brazilit.

Pas triumfit të dyfishtë me skuadrën, Costa vendosi të relaksohej pak dhe ta festonte suksesin në një mënyrë pak më ndryshe.

Ai ka postuar një video në profilin e tij në Instagram ku shfaqet duke shkuar në ndeshje duke vozitur një traktor me fëmijët e tij.

https://twitter.com/ShemTaborCFC/status/1475822868936146950?s=20

Vetëm katër muaj pas kalimit nga Atletico Madridi, Costa ngriti trofeun e kampionit, së bashku me ish-lojtarin e Porto dhe Zenit, Hulk.

Ky ishte titulli i parë për Atletico Mineiron në pesë dekadat e fundit.

Pesë ditë më vonë pas fitimit të titullit, trofeu i Kupës së Brazilit erdhi në duart e tyre pas fitores së përgjithshme në duelin me Atletico Paranense (6-1).

Costa shënoi katër gola në 15 ndeshje, po ashtu gjeti rrjetën edhe në gjysmëfinalen e Kupës së Brazilit.

Go to TOP