Dhunoi shtatzënën, paraqitet kërkesa për paraburgim ndaj të dyshuarit
Një 15-vjeçare shtatzënë është dërguar në QKUK dy ditë më parë, nën dyshimin se është dhunuar nga një burrë.
Lidhur me rastin, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj për Klankosova.tv, ka thënë se është paraqitur kërkesa për paraburgimin e të dyshuarit.
“Është paraqitur kërkesa për paraburgim ndaj të dyshuarit në rastin e dhunimit të 15-vjeçares”, tha Gjokaj.
Rasti, sipas Policisë së Kosovës, ka ndodhur në Obiliq.
Prev Post
Qeveria rrit shtesat për fëmijët
