‘Dhëndri’ i Kosovës e çon Dortmundin në krye të Bundesligës
Dortmundi fitoi 4:2 kundër Heidenheimit, me ndihmën e ‘dhëndrit’ të Kosovës, Karim Adeyemi.
Adeyemi shënoi dy gola, por nuk i mungoi dhe një asist, shkruan Klankosova.tv.
Kështu u bë që Dortmundi të kalojë në krye të Bundesligës.
“Kam marrë shumë besim me vete nga U21,” tha Adeyemi për DAZN.
“Trajneri më besoi dhe unë doja t’i tregoja se isha atje. Jam i lumtur dhe morëm tre pikët — le të vazhdojmë”.