Dështon për herë të 42-të seanca konstitutive
Për herë të 42-të me radhë, ka dështuar mbajtja e seancës konstituive të Kuvendit. Seanca ishte parashikuar të mbahej sot në orën 11:00, por nuk arriti të zhvillohej për shkak të një kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës, i raportuar pak para fillimit të saj.
Pas pranimit të kërcënimit, Policia e Kosovës urdhëroi menjëherë largimin e deputetëve nga Kuvendi.
Ata u rikthyen në ulëset e kuvendit rreth orës 20:00 të mbrëmjes për ta vazhduar mbajtën e seancës konstituive.
Pas fillimit të seacnës, kryesuesi i seancës konstituive nga Lëvizja Vetëvendosje, Avni Dehari i ka ndërprerë fjalën deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, duke kërkuar nga regjia që t’ia ndalë mikrofonin.
Musliu kërkoi në emër të PDK-së që kuvendi dhe seanca të kthehet në rend të ditës.
Ndërkaq, Dehari tha se mikrofoni nuk duhet të keqpërdoret por të shfrytëzohet për të kontribuar në zgjidhjen e ngërçit politik.
“Kërkojë në emër të Partisë Demokratike të Kosovës që ky kuvend e kjo seancë të kthehet në rendin e ditë. (Dehari)Ju lutem mos të keqpërdoret. Regjia të ndërpritet mikrofoni dhe shfrytëzohet vetëm për kontribuar në zgjidhjen situatës, ngërçit që është krijuar. Vetëm për propozim të kandidatëve për komision”, tha Musliu.
