Dëshmitari i 10-të dëshmon kundër Pjetër Shalës

Të hënën e 1 majit (sot) dëshmitari i dhjetë ka fillaur dëshminë e tij kundër Pjeter Shales.

Ndërsa, Zyra e Prokurorisë Speciale ka kërkaur 3 orë për të intervistuar dëshmitarin.

Pjetër Shala, seancën e sotme po e përcjellë përmes video-incizimit. Gjithashtu edhe dëshmitari po jep dëshminë përmes video-incizimit, si dhe në masa mbrojtëse.

Shala u arrestua më 16 mars 2021 dhe krimet për të cilat akuzohet Shala pretendohet se u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej UÇK-së. Sipas aktakuzës, viktimat e këtyre krimeve ishin të gjithë shtetas të RFJ-së dhe persona të cilët nuk merrnin pjesë aktivisht në luftime.

Go to TOP