Dëshira e Xhoxhajt  është që titullin ta mbrojë në Prizren

Boksieri 31-vjeçar Labinot Xhoxhaj është shpallur kampion i ri i Evropës në pesha të rënda, duke fituar brezin e kampionit. Ai po marshon gjurmëve të Luan Krasniqit.

Labinot Xhoxhaj është shpallur kampion i Evropës në peshat e rënda. Në një konferencë për media të mbajtur në vendlindjen e tij, pas këtij suksesi, ai tha se rrezikoi dhe ia doli mbanë, me përkrahjen maksimale që i dha stafi.

Boksieri ukrainas, Oleksandr Zakhozhyi, atë ditë do të boksonte ndaj kosovarit Arnold Gjergjaj, por ditë më parë u lëndua në stërvitje dhe si zëvendësues erdhi Labinot Xhoxhaj.

31-vjeçari është i pari me nënshtetësi kosovare që fiton këtë titull në federatën prestigjioze EBU, duke ndjekur gjurmët e Luan Krasniqit. E kjo është vlerësuar si një arritje historike për boksin shqiptar.

Go to TOP