Dërguti i drejtohet Gashit: Po provokon që dikush me iu ra shpullë

Ish-deputetja e LVV-së, Aida Dërguti ka reaguar pasi analisti Shkëlzen Gashi, e ka quajtur mbrëmë ‘car’ kryeministrin Albin Kurti, kurse ish-krerëve të UÇK-së që po akuzohen në Hagë, u ka thënë pula e zogj.,

Sipas saj, “poshtërsia brina s’ka”,.

Ajo tha se Gashi dhe bashkëmendimtarët e tij “provokojnë me qëllim që dikush me iu ra shpullë e këta me u viktimizu”.

“Prandaj leni le të flasin, le të shfryhen duke sha e ne mundemi me i kqyrë seri se ua dimë dhimtën A e dini ku e kanë inatin? Ju vjen inati pse historia flet për heronjtë në emra të përveçëm, fatkeqësisht viktimat janë veç statistika. Shansi i herozmit ju ka ikë, na nuk ju kemi faj”, shkroi ajo në Facebook.

Gashi mbrëmë tha se paraqitja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Gjykatën Speciale të Hagës nuk ishte siç ai ka pritur.

“Me pas nis kështu Albin Kurti në Pozharevc ish dashur të thotë unë e njoh gjyqin e Serbisë, Kosova është zemra e Serbisë më lironi tash”, tha ai.

“Po cari ka shkuar aty dhe ka thënë nuk e njoh Gjyqin e Serbisë, unë e njoh vetëm gjyqin e Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.

“Kështu mbrohet Kosova dhe UÇK-ja. E jo kështu 22 vjet si skiftera në Kosovë, tash shkojnë atje as pula nuk janë, zogj që më vike marre”, u shpreh ai, teksa shtoi se është bërë shumë mirë që është themeluar Gjykata Speciale.

Go to TOP