Dërguti ankohet për faturë të rrymës: Era hajni, jo shtet

Ish-deputetja e VV-së, Aida Dërguti, është ankuar për shtrenjtim të energjisë elektrike.

Ajo ka bërë me dije se ndonëse gjatë terë muajit nuk ka qenë në banesën e saj, fatura e rrymës i ka ardhur vetëm dy euro më lirë.

Në profilin e saj në “Facebok”, ajo ka shkruar se kësaj i vjen era hajni.

Gjatë krejt muajit nuk isha në banesë. Si duket i kisha kursyer nja 2 euro rrymë. Era shtet jo, por HAJNI!”, ka shkruar Dërguti.

Go to TOP