Deputetët e Listës Serbe rikthehen në Kuvend për t’i mos i humbur mandatet

Pas gjashtë muajsh, deputetët e Listës Serbe i janë rikthyer seancave të Kuvendit të Kosovës.

Një pjesë e deputetëve të Listës Serbe morën pjesë në seancë vetëm kur u diskutua rreth Projektligjit  për Agjencinë e Intelegjencës, Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Të njëjtit lëshuan sallën kur deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj i përmendi në fjalimin e tij.

Selmanaj tha se salla e improvizuar ku po mbahet seanca e sotme është përdorur vetëm në dy raste. Në seancën ku është përdorur gazi lotsjellës, si dhe për t’ia vazhduar mandatin deputetëve të Listës Serbe.

Pjesa tjetër e deputetëtve të Listës Serbe lëshuan sallën pas përfundimit të fjalimit të deputetit Selmanaj.

Së fundi deputetët serbë ishin paraqitur në seancën e mbajtur më 8 shkurt, pas një mungese gjithashtu gati gjashtë muajshe, për të mos i humbur mandatet.

Go to TOP