Deputetë të PDK-së të pranishëm në protestën e organizuar kundër deklaratave të Kurtit

Fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së, kanë mbajtur protestë në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, në kundërshtim të deklaratave të kryeministrit Kurti për ish-politikanin serb, Oliver Ivanoviq.

Këtë protestë të dielen e ka paralajmëruar, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku.

Deputetë të PDK-së, janë parë të jenë prezent në këtë protestë, si Ganimete Musliu, Ardian Katrati, Qëndron Kastrati e Bekim Haxhiu.

Në këtë protestë i është kërkuar kryeministrit Kurti të dorëhiqet ose të kërkojë falje për deklaratat e tij.

Go to TOP