Denoncohet ndikimi i Mihalit brenda VV: Prokuroria duhet të hetojë
Eksperti i sigurisë Drizan Shala dhe njohësi i zhvillimeve në vend Visar Kastrati, kanë ngritur shqetësime të mëdha rreth rolit të Dejona Mihalit brenda Lëvizjes Vetëvendosje (VV) duke e cilësuar atë si një figurë me pushtet të plotë në vendimmarrje, përfshirë proceset politike dhe energjetike. Ata kërkojnë hetime nga prokuroria për të sqaruar ndikimin e saj në strukturat kryesore të vendit
Drizan Shala ekspert i sigurisë, në një prononcim për Kosova.info, ka theksuar se periudha që nga viti 2020 deri më sot karakterizohet nga një fenomen paradoksal, ku një person me pushtet absolut brenda një subjekti politik në Kosovë vepron pa qenë e zgjedhur nga populli dhe as shtetase e Republikës.
Ai e cilëson këtë situatë si të papranueshme dhe thekson se nuk duhet lejuar apo toleruar.
Sipas Shalës, Dejona Mihali ka një rol të rëndësishëm brenda Vetëvendosjes, ku kushdo që kundërshton vendimet e saj, largohet ose përjashtohet nga partia.
Nga ana tjetër, njohësi i zhvillimeve në vend Visar Kastrati thekson se Mihali ka pushtet të madh në prapaskenat e VV-së.
“Përfshirë kontrollin mbi emërimet dhe vendimmarrjen për çështje të rëndësishme, siç është ndalimi i energjisë elektrike”, tha Kastrati për Kosova.info.
Kastrati kërkon që prokuroria të nis hetime për rolin e saj në këto procese, duke nënvizuar se në sferën politike, ajo ka ndikim të plotë. /Kosova.info/