Denohet me 24 vjet burgim i akuzuari për dhunimin e dy të miturave

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit E.G. për dhunimin e dy të miturave.

E.G akuzohet se nga muaji nëntor 2023, deri në 1 mars 2024, e detyroi një të mitur për të kryer akt seksual, duke kryer kështu veprën penale të dhunimit.

Sipas njoftimit, të njëjtin veprim ai e përsërit nga një kohë e pavërtetuar deri në 1 mars 2024 duke dhunuar edhe një të mitur tjetër.

“Me këto veprime  kryen veprën penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 8 dhe 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.9 lidhur me nenin 77 të KP-së”, thuhet në njoftim.

“Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin E.G., e gjykon me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 24 vitesh në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim”,thuhet tutje në njoftim.

E.G ka qenë në paraburgim nga data 01 mars 2024. /Kosova.info/

Go to TOP