Dënohen me 110 vite burg 8 anëtarë të një bande kriminale, trafikuan 1 ton kokainë

Tetë anëtarë të një bande kriminale janë dënuar në total me 110 vite burg pasi akuzohen se janë të përfshirë në futjen e më shumë se 1 ton kokainë në Angli, 50 kilogramë heroinë dhe për pastrimin e 24 milionë paundëve.

Grupi i strukturuar mjaft mirë përdorte një aplikacion ku nuk mund të përgjoheshin, dhe mund të komunikonin për të menaxhuar trafikun e drogës.

Hetimet për këtë rast nisën në prill të vitit 2020 pasi u arrit të çkodohej komunikimi në EncroChat ku komunikonin trafikantët.

Ndërkohë gjykata në Buckinghamshire ka dhënë dënimin për të gjithë ata ditën e premte.

Sipas Daily Mail, ky rrjet drejtohej nga Sandeep Rao, i cili qëndronte në High Wycombe.

Go to TOP