Dëmtoi vulat zyrtare të inspektorëve komunal në lokalin e tij në Gjakovë, arrestohet një person

Një person është arrestuar pasi që i njëjti i ka dëmtuar vulat zyrtare të cilat ishin të vendosura nga inspektorët komunal në lokalin e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 23:10, në Gjakovë.

Tutje sipas raportit, me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti i ka dëmtuar vulat zyrtare të cilat ishin të vendosura nga inspektorët komunal në lokalin e tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

Go to TOP