Dëmtimi i stadiumit, Drenica kërkon ndihmë nga FFK-ja

Reshjet e mëdha të shiut që ranë javën e kaluar në rajonin e Drenicës kanë shkaktuar dëme goxha të mëdha në stadiumin e Drenicës “Bajram Aliu”.

Madje, sipas kryetares së klubit Mihane Ibrahimi Kodra, shpresat për ndihmë janë vetëm tek shtëpia e futbollit në Kosovë, që ky impiant të riparohet.

Klani gjatë të shtunës e pati të pamundur të merr ndonjë përgjigje nga Federata e Futbollit nëse do të intervenoj në këtë impiant.

Kurse, drejtori për sport në Skenderaj, Alban Berisha tha se dëmet llogaritën të jenë mbi 200 mijë euro.

Berisha shtoi se duke parë gjendjen aktuale të stadiumit, zor që ka shpresa që në të do të zhvillohet ndonjë duel i stinorit pranveror në Superligën e Kosovës.

Megjithatë, Drenicës në ndihmë i kanë dal disa skuadra elitare që t’ia mundësojnë t’i zhvillojë ndeshjet në stadiumet e tyre.

Go to TOP