Demiri takohet me ambasadorin Huckabee, temë raportet Kosovë-SHBA

Shefja e Misionit të Republikës së Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka zhvilluar një takim me Mike Huckabee, Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Izrael.

Ambasada e Kosovës në Jerusalem njofton se gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet e veçanta dhe të qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, si dhe për mundësitë për të thelluar më tej bashkëpunimin ndërmjet Kosovës, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.

“Ishte një nder dhe kënaqësi e veçantë të takoja Ambasadorin Mike Huckabee. Diskutuam për marrëdhëniet e qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së dhe për mundësitë për të forcuar bashkëpunimin me Izraelin dhe SHBA-në,” thuhet në njoftim.

Ambasada thekson se populli i Kosovës mbetet thellësisht mirënjohës për miqësinë dhe mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara dhe të popullit amerikan.

Go to TOP