Demiri ia sjell Kosovës medaljen e parë të artë evropiane në muaythai
Liridon Demiri ka fituar për herë të parë një medalje të artë evropiane të muaythait.
“Medalje historike për muaythain e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.
“Lindon Demiri i ka sjellë për herë të parë një medalje të artë evropiane muaythait të Kosovës”.
“Demiri fitoi të artën në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë”.
“Ai shënoi dy fitore, për t’u ngjitur në podiumin më të lartë të grupmoshës U-23, kategoria -54 kg”.
Sot medalje të argjendtë ka fituar Agnesa Veseli për grupmoshat U-23.