Dembele rikthehet në Barcelonë për të nënshkruar kontratën e re

Ousmane Dembele do të vazhdojë qëndrimin te Barcelona.

Mediat spanjolle raportuan këtë të diel për arritjen e marrëveshjes mes palëve për vazhdim të bashkëpunimit.

Ai është rikthyer për të përfunduar edhe zyrtarisht kontratën e re me Barçën.

25-vjeçari me kontratën e re do të jetë i lidhur me Barcelonën deri më 30 qershor 2024.

Ish-sulmuesi i Borussia Dortmundit thuhet se me kontratën e re do të ketë edhe ulje të pagës.

Njoftimi zyrtar nga Barcelona për rinovimin e kontratës me Dembelen pritet që të bëhet në javën e ardhshme. 

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP