Dembele nuk do të luajë më për Barcelonën nëse nuk e rinovon kontratën
Te Barcelona frikësohen se Ousmane Dembele po shkon drejt largimit nga klubi.
Lojtari ka pasur lëndime të shumta në vitet e fundit, ndërsa Joan Laporta dhe pjesa tjetër e hierarkisë së Blaugranave, kishin vendosur ta mbajnë në klub duke i bërë një ofertë.
Por tanimë ai e kishte refuzuar një të tillë, ndërsa nuk ka ndonjë ofertë më të madhe në tryezë nga ndonjë klub tjetër.
Barcelona i kishte propozuar francezit një rinovim të kontratës, që do të reduktonte pagën e tij javore.
Nëse Dembele rinovon, ai qëndron dhe luan, me Xavi që konfirmon admirimin e tij për 24-vjeçarin.
Nëse nuk e bën, atëherë do të futet menjëherë në listën e transferimeve.
Ky skenar nuk do të ishte ideal për Barcelonën, pasi – duke pasur parasysh se kontrata e Dembeles skadon në verë – tarifa e shitjes së tij nuk do të jetë aspak afër marrëveshjes së blerjes që shkoi mbi 140 milionë euro ku e sollën francezin në Katalonjë.
Me vazhdim apo jo të kontratës, nëse Dembele vendos të largohet, ai do të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit për Barcelonën.
Për fat të mirë për katalanasit, sulmuesit e tjerë si Memphis Depay, Ansu Fati dhe Martin Braithëaite janë të gjithë në rrugën e kthimit nga lëndimi.