Deliu viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli në Hagë.

Deputetja Deliu ka thënë se Thaçin dhe Veselin i ka gjetur ballëlartë e krenarë, ashtu siç kishin shkuar, duke shtuar se të dy ishin shumë të lumtur me fitoren e Kosovës dhe Shqipërisë mbrëmë.

“Mall, emocion dhe krenari! Ashtu siç kanë jetuar dhe siç kanë shkuar në Hagë, ashtu i gjeta edhe sot Presidentin Thaçi, Kryetarin Veseli dhe të tjerët, ballëlartë e krenarë. Biseduam gjatë për gjithçka, e kryesisht për Kosovën. Ishin shumë të lumtur me fitoren e Kosovës dhe Shqipërisë mbrëmë. Të fala keni të gjithë nga ta: Dielli do të lind përsëri!”, ka shkruar Deliu në Facebook. /Kosova.info/

Go to TOP