Dekreti i Putinit për mobilizim, Kadyrov thotë se ai s’do të vlejë për çeçenët

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret që urdhëron mobilizimin ushtarak në Rusi. Por, udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov, që i ka dalë në ndihmë nga fillimi Putinit në luftën me krainën, ka thënë se një urdhër i tillë në Republikën Çeçene nuk do të zbatohet.

Kadyrovi ka thënë se tashmë populli që e drejton ka dhënë një numër të madh ushtarësh për ushtrinë e Rusisë, gjatë agresionit ndaj Ukrainës.

“Çeçenia e përfundoi planin për mobilizim. Ne e përpunuam këtë mekanizëm që në fillim, edhe para shpalljes së mobilizimit të pjesshëm. Përveç kësaj, republika ka një rezervë prej një mijë vullnetarësh, të cilët, nëse është e nevojshme, do të bashkohen në Ukrainë”, ka thënë Kadyrov, raporton BBC.

Sipas Kadyrovit, janë rreth 20 mijë ushtarë çeçenë që i janë vënë në dispozicion Rusisë.

Ndryshe, në Rusi kanë nisur protesta të nji grupi të nënave kundër vendimit të Presidentit që obligon mobilizimin për t’iu bashkuar ushtrisë. 


Go to TOP