“De-rusifikimi”, Zelensky nënshkruan ligjin për ndalimin e librave rusë dhe bjellorusë në Ukrainë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nënshkruar ligjin për ndalimin e importit të librave rusë dhe bjellorusë, me qëllim reduktimin e lidhjeve kulturore mes dy vendeve.
“Unë besoj se ligji është i drejtë”, ka shkruar Zelensky në një postim në Telegram, duke njoftuar se kishte nënshkruar një projektligj i cili gjithashtu ndalon importin komercial të librave të shtypur në Bjellorusi dhe territorin e pushtuar ukrainas.
Ukraina e ka quajtur procesin si “de-rusifikimi”, ku synon zhbërjen e politikave që kërkojnë shtypin apo edhe zhdukin identitetin ukrainas.
