Ballkani Perëndimor duhet të futet fuqishëm në BE

I Dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimorë duhet të ankorohen fuqishëm në familjen e madhe evropiane.

Lajçak i bëri këto komente gjatë konferencës ”Evropa Lindore dhe Juglindore”, e organizuar nga Forumi Delphi.
“Në Konferencën e sotme “Evropa Lindore dhe Juglindore organizuar nga Forumi Delphi, fola për rëndësinë e një perspektive të besueshme të Ballkanin Perëndimor në BE, për të ankoruar fuqishëm rajonin në komunitetin tonë demokratik të vlerave”, ka shkruar Lajçak në një postim në Twitter.

Go to TOP