Kurti nesër e takon këshillin grevist, s’dihet nëse do të jetë edhe Rrahman Jasharaj
Kryeministri Albin Kurti, të martën do takojë këshillin grevist të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).
Mësohet se takimi do të mbahet në mëngjes (ora 8:00) – kjo për gjetjen e një zgjidhjeje të përshtatshme për nisjen e mësimit.
Pas një takimi të dielën, kryetarët e Kuvendeve Sindikale Komunale të Arsimit Parauniversitar dhe të Universiteteve, morën vendim që greva të vazhdoi për kohë të pa caktuar.
Qëndrim unanim i pjesëmarrësve të këtij takimi ishte që derisa Qeveria nuk ulet në dialog me Këshillin Grevist të BSPK-së dhe nuk realizon kërkesat legjitime të grevistëve, greva do të vazhdojë.
Kërkesë specifike ishte që Kurti ta takojë Rrahman Jasharajn, kryesindikalistin e SBASHK-ut. Nuk dihet nëse në takimin e nesërm do të jetë i pranishëm edhe Jasharaj.
