Drita Ziri rrëmben kurorën e Miss Shqipëria 2022

Nga kalaja piktoreske e Porto Palermos në Himarë, Drita Ziri, u shpall të dielën fituese e “Miss Shqipëria 2022”.

17-vjeçarja nga Fushë–Kruja rrëmbeu kurorën e bukurisë, në mesin e 27 vajzave konkurrente nga Shqipëria dhe diaspora.

Klara Musabelliu u shpall shoqëruese e parë e Missit, ndërsa Sibora Rustemi, shoqëruese e dytë.

Edhe edicioni i 24-të i “Miss Shqipëria” mbajti vulën e producentit Petri Bozo, i cili kishte kuruar gjithçka në detaje.

Këngëtarët e ftuar si Rovena Dilo, Devis Xherahu, Eneida Tarifa, Maya, Adelina Tahiri e shumë të tjerë elektrizuan një nga vendet më ekzotike të rivierës shqiptare.

Nën moton “Një Miss, Një Kala, Një Histori”, ky event ndërthurur në mënyrë të mrekullueshme trashëgiminë kulturore dhe turizmin me bukurinë. /TvKlan/

Go to TOP