Davide Pecerolli thyen heshtjen: Në gjithë këtë kohë kam jetuar me murgj

Davide Pecorelli ka thyer heshtjen teksa është shprehur këtë të hënë se 9 muajt në arrati i ka kaluar me disa murgj.

Biznesmeni italian që u zhduk në Pukë rreth 9 muaj më parë ka shpërthyer edhe ndaj mediave, te cilave i kërkon që të kenë respekt për fëmijët e tij të mitur.

“Kam folur me prokurorët, ata do të tregojnë. Tani do të shkoj te fëmijët e mi dhe nuk do të bëj më biznes në Itali. Në këto 8 muaj kam qëndruar me disa murgj, s’kam folur me askënd, as me familjen. Mediat të tregohen me profesionale, kam 4 fëmijë, 3 prej tyre janë minorenë”, tha ai.

Go to TOP