Dardanët sot mbajnë stërvitjen e radhës para sfidës me Rumaninë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot do të mbajë stërvitjen e dytë para ndeshjes me Rumaninë.

Dardanët më 15 nëntor luajnë në udhëtim tek Rumania, derisa tri ditë më vonë Kosova i bën ‘konak’ Lituanisë në ndeshjen e fundit të këtij cikli garues në Ligën e Kombeve.

Stërvitjen e radhës Kosova e zhvillon sot në orën 11:00, në Kampin Nacional në Hajvali.

Përballja me Rumaninë është sfida vendimtare në garën për vendin e parë në grup.

Dardanët aktualisht janë në pozitën e dytë në Grupin 2 të Ligës C, me 9 pikë, derisa Rumania kryeson me 12 pikë.

Go to TOP