Dardanët e rinj mësojnë kundërshtarët për kualifikimet evropiane

Kombëtarja e Kosovës U19 ka mësuar grupin dhe kundërshtarët për fazën e kualifikimeve evropiane, ku do të kërkojë paraqitje sa më të mirë në garën për avancim.

“Dardanët” janë shortuar në Grupin A2, ku do të përballen me përfaqësueset e Belgjikës, Skocisë dhe Kazakistanit, në një grup që konsiderohet mjaft sfidues.

Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Gllasgou, ndërsa programi i takimeve është i paraparë për datat 11, 14 dhe 17 nëntor.

Kosova U19 synon të paraqitje dinjitoze në këtë fazë kualifikuese, duke testuar gjeneratën e re të futbollistëve në një nivel të lartë konkurrues evropian.

Go to TOP