Daçiq tregon tri vijat e kuqe të Serbisë në raport me Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha sot në Budapest se Serbia është e vendosur të ruajë paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe se dëshiron një marrëveshje politike për çështje të hapura. Si dëshiron te ruaj paqen kur Serbia nuk e administron Kosovën ai nuk tregoi. Ai nuk tregoi se as çfarë nënkupton me kompromis ne zgjidhjen e raporteve mes dy vendeve.

“Ne besojmë se çështja e Kosovës mund të zgjidhet vetëm me kompromis dhe jemi shumë të ndjeshëm që të trajtohet në përputhje me politikën e standardeve të dyfishta kur është fjala për integritetin territorial. Ose integriteti territorial është një parim ose nuk është. Ju nuk mund të jeni në favor të ruajtjes së integritetit territorial në një rast, dhe ta thoni anasjelltas”, tha Daçiç në një konferencë të përbashkët shtypi pas bisedës së tij me kolegun hungarez Peter Sziart.

Ai po ashtu ka thënë se për Serbinë janë tre vija të kuqe kur është fjala për Kosovën.

“E para është se çdo gjë e nënshkruar duhet të zbatohet, e dyta është se Serbia nuk mund ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të pajtohet që Kosova të anëtarësohet në OKB dhe e treta është siguria e serbëve në Kosovë”, tha ai.

Duke folur për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë, Daçiq tha se ato janë në nivelin më të lartë në 10 vitet e fundit dhe se ato bazohen në besimin e ndërsjellë, bashkëpunimin, kërkimin e interesave dhe respektit të përbashkët, duke përfshirë respektimin e të drejtave të pakicave kombëtare – hungarezëve. në Serbi dhe serbët në Hungari. /Kosovatimes/

Go to TOP