Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Copes i Bashkimit, MVP i javës

Bashkimi mundi rivalin e vjetër të basketbollit, Pejën, në sfidën që u zhvillua në Prizren, derisa basketbollisti më i dalluar ishte Erik Copes.

Qendra e mbylli ndeshjen me 24 pikë, nëntë kërcime e tri asistime, si dhe kishte dy bllokada e një top të vjedhur. Copes kishte indeksin 35, apo më të lartin e kësaj xhiro, duke u shpallur MVP, që nuk Është hera e parë për të.

Në një sfidë me kthesa Trepça mundi Golden Eagle Yllin, për të vazhduar serinë pozitive. Te mitrovicasit u dallua Jordy Tshimanga me 18 pikë e 19 kërcime. Ai u ndihmua nga Darnell Edge me 16 pikë, pesë kërcime e pesë asistime.

Me rikthim fitoi edhe Sigal Prishtina ndaj Vëllaznimit, kurse te bardhekaltrit më i miri ishte Donte Clark me 16 pikë, tetë kërcime e tri asistime.

Fitore shumë të rëndësishme shënoi Proton Cable Prizreni ndaj Istogut, ku te prizrenasit më i miri ishte Ty Cockfield me 18 pikë, tetë kërcime dhe dy asistime.

MVP

Erik Copes (Bashkimi) 24 pikë, 9 kërcime, 3 asistime, 35 indeksi

Top 5

Erik Copes (Bashkimi) 24 pikë, 9 kërcime, 3 asistime, 35 indeksi

Jordy Tshimanga (Trepça) 18 pikë, 19 kërcime, / asistime, 31 indeksi

Donte Clark (Sigal Prishtina) 16 pikë, 8 kërcime, 3 asistime, 22 indeksi

Ty Cockfield (Proton Cable Prizreni) 18 pikë, tetë kërcime, 2 asistime, 22 indeksi

Darnell Edge (Trepça) 16 pikë, 5 kërcime, 5 asistime, 17 indeksi

Go to TOP