Conte thotë se pas 100 ditësh gjërat te Napoli morën drejtim

Antonio Conte nuk e ka pasur një fillim të lehtë në drejtimin e Napolit.

Ai pësoi një humbje të rëndë në ndeshjen e hapjes së Serie A, por dy fitore radhazi kanë ndryshuar situatën dhe, pas njëqind ditësh në detyrë, gjërat kanë marrë drejtimin e duhur, ka deklaruar ai.

Aktualisht në tabelën e kryesuar nga Inter skuadra e drejtuar nga Conte gjendet në vendin e gjashtë. Të dielën Napoli luan në fushën e Cagilarit. 

“Ne kemi punuar jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Duhej të punonim dhe punuam shumë, jam i kënaqur, këto 100 ditë na kanë dhënë një drejtim. Pres vazhdimësi në performancë dhe rezultate nga skuadra,” ka theksuar Conte. “E di çfarë më pret dhe arma ime e vetme është puna”.

Go to TOP