Conte pas fitores ndaj Lazios: Luajtëm një ndeshje cilësore

Trajneri i Napolit, Antonio Conte, u shpreh pas fitores 2-0 ndaj Lazios se skuadra e tij tregoi një performancë të lartë teknike dhe fizike.

“Duhet t’i përgëzoj djemtë. Të luash me këtë nivel të lartë teknik dhe forcë fizike pa e lënë Lazion të shprehet nuk është e lehtë. Ne luajtëm një ndeshje me cilësi shumë të lartë”, tha Conte.

I vetmi moment shqetësues i ndeshjes ishte lëndimi i David Neres.

“Do të duhet të presim për testet e nesërme, nuk është problem muskulor. Le të shpresojmë se nuk është asgjë serioze, këtë vit kemi pasur shumë mungesa për një kohë të gjatë”, theksoi ai.

Lidhur me tregun e transferimeve, Conte theksoi: “Nuk më pëlqen të flas për këto tema. Vitin e kaluar thashë se nuk duhet ta prekim shumë, dhe Kvaratskhelia u shit. Ajo që na duhet është e qartë, dhe të gjithë e shohin. Unë duhet të jem trajner dhe të optimizoj burimet që më janë dhënë. E di që kërkesat ndaj meje janë gjithmonë shumë të larta. Do të përpiqemi të bëjmë më të mirën me djemtë”, pohoi Conte.

Në analizën e performancës së skuadrës, Conte vuri në dukje një aspekt që Napoli duhet të përmirësojë.

“Ndoshta na mungon pak cinizëm, sepse krijojmë kaq shumë, por jam vërtet i lumtur sepse, duke parë mungesat dhe atë që na ndodhi, ishte e vështirë të imagjinohej një përgjigje si kjo”, përfundoi tekniku italian.


Go to TOP