Conte dëshiron transferimin e Weston McKennie në Tottenham

Antonio Conte ka marrë javë më parë drejtimin e skuadrës angleze Tottenham Hotspur.

Trajneri italian dëshiron të përforcojë ekipin në afatin kalimtar të janarit dhe tanimë ka gjetur lojtarin e parë që do ta marrë në Londër.

Kampioni i shumëfishtë i Italisë, Juventus është i gatshëm ta lejoj largimin e lojtarit dhe po pret ofertën e duhur.

Nga ana tjetër Tottenham Hotspur janë të gatshëm të dalin me një ofertë zyrtare në janar për lojtarin.

The Mirror ka raportuar se përveç Spurs në garë për lojtarin mbetën edhe Leeds United.

Me ardhjen e trajnerit Massimiliano Allegri, hapësirat e amerikanit në formacionin bazë kanë qenë më të pakta.

Largimi i tij nga Zonja e Vjetër duket mëse i mundur, teksa Juventus kërkon 25 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin. 

Go to TOP