Çka thonë provat e Kosovës për përgatitjet e grupit të Millan Radoiçiqit?

Video-incizime të ushtrimeve në poligon ushtarak, testim i pajisjeve ushtarake dhe pamje të një kompleksi hotelier në Kopaonik të Serbisë, janë provat e fundit që për Prishtinën zyrtare dëshmojnë implikimin e Serbisë në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Por, në Beograd u mohuan këto pretendime.

Sipas zyrtarëve serbë, Millan Radoiçiq dhe grupi i tij nuk kanë ushtruar në asnjë bazë ushtarake në Serbi.

Go to TOP