Çka është “Akti Magnitsky” – ligji ku bazohet Amerika për sanksionimin e politikanëve dhe biznesmenëve ndërkombëtar?

Shtetet e Bashkuara për herë të parë gjatë ditës së djeshme, më 8 dhjetor 2021, në bazë të “Akti Magnitsky” vendosën sanksione ndaj disa individëve dhe personave juridikë të Kosovës.

Ligji mban emrin e Sergey Leonidovich Magnitsky, një këshilltar tatimor ukrainas, i cili vdiq në një burg rus pas arrestimit në vitin 2008.

Vdekja e tij pas 11 muajsh paraburgimi ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe ka nisur hetime zyrtare dhe jozyrtare mbi akuzat për mashtrim, vjedhje dhe shkelje të të drejtave të njeriut në Rusi.

Ligji i përmendur është miratuar në vitin 2012, si përgjigje ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe korrupsionit, rritja e të cilit kërcënon stabilitetin e sistemit politik dhe ekonomik ndërkombëtar.

Sanksionet sipas “Akti Magnitsky” lëshohen nga Byroja e Kontrollit Ndërkombëtar të Aseteve (OFAC) e Departamentit të Thesarit të SHBA-së, të nënshkruara nga Presidenti i SHBA-së dhe të zbatuara nga tre ministri – Punët e Jashtme, Financat dhe Drejtësia.

Ajo që është karakteristikë e sanksioneve të vendosura bazuar në “Akti Magnitsky” është se ato kanë veprim ekstra-territorial që prek të gjitha vendet e botës.

Theksojmë se gjatë ditës së djeshme SHBA-ja ka futur në listën e zezë afaristin serb të Kosovës, Zvonko Veselinoviq dhe disa bashkëpunëtorë të tij, si zyrtarin e Listës Serbe, Milan Radojçiq.

Ndryshe, SHBA-ja ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të sanksionojnë edhe zyrtarë të tjerë të korruptuar.

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP