City e mposht Newcastle me golin e Alvarezit
Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola ka fituar me rezultat 1-0 ndeshjen ndaj Newcastle United.
Julian Alvarez ishte protagonist në fitoren e Cityt, i cili realizoi gol në minutën e 31-të të takimit pas një asistimi nga Phil Foden.
Për Manchester Cityn kjo është fitorja e dytë sezonale në Premier Leauge në këtë sezon.
Me këtë fitore, City gjendet në vendin e dytë me pikë të plota, ndërsa Neëcastle pozicionohet në vendin e gjashtë.
