City dhe Sevilla synojnë trofeun e Superkupës, formacionet zyrtare
Manchester City dhe Sevilla do të ballafaqohen në finale të Superkupës.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Karaiskakis”, me fillim nga ora 21:00.
City do të luajë në këtë garë pasi fitoi Ligën e Kampionëve, ndërsa Sevilla triumfoi në Ligën e Evropës.
Dy trajnerët kanë futur në formacion lojtarët e tyre më të mirë të mundshëm.
Kujtojmë, te City nuk do të luajë Kevin De Bruyne, i cili do të jetë jashtë fushave për të paktën për vitin 2023, për shkak të një lëndimi që pësoi në xhiron hapëse ndaj Burnelyt.
