Çitaku debaton ashpër me Gjuriqin në Twitter

Favorizimi që besoi se iu bë tenistit, Novak Gjokoviq, e revoltoi ish-ambasadoren e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku.

Serbi dukej se u veçua nga sportistet e tjerë në garat e “Australia Open”, meqenëse shkoi pa vaksinim.

Si reagimin në rrjetin social të saj Twitter, Çitaku përdori një shprehje të autorit George Orwell nga libri “Ferma e Kafshëve”. “Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se tjerat”, shkoi Çitaku.

E ky postim preku fort ambasadorin e Serbisë në ShBA, Marko Gjuriq, i cili akuzoi rëndë Citakun.

“A po më duket mua, apo ky është një shembull i gjuhës së urrejtjes me motive etnike? Natyrisht, se Gjokoviq është serb nga Zveçani dhe mendon ndryshe nga zonja Çitaku. Ky është është fjalim çnjerëzor nga Vlora Çitaku”, ka shkruar ai.

Përplasja ndërmjet tyre vazhdoi kur nënkryetarja e PDK-se i tha se postimin e saj nuk e kishte kuptuar aspak Gjuriq, njofton Klankosova.tv

“Nëse ndonjëherë arrin ta lexosh Orwellin dhe ta kuptoni konceptin e alegorisë, mund të përfundoni duke mos e turpëruar veten kaq publikisht”, ka shkruar Çitaku.

Gjuriq në fund të këtij debati të nxehtë përfshiu edhe yllin shqiptar, Dua Lipa, të cilën madje e quajti bashkëkombëse.

“Duke lënë komentet urrejtëse anash, jam shumë krenar për bashkëkombësen tonë të dashur Dua Lipa, edhe pse ajo mund të mendojë ndryshe për çështjet politike”.

Kjo nxiti reagimin e përdoruesve të tjerë në Twiter të cilët shpërndan deklaratat e Dua Lipës  për vuajtjet e Kosovës dhe krenarinë e saj për kombësinë shqiptare.

Reagime pati po ashtu edhe në gjithë botën sa i përket pjesëmarrjes ose jo të Gjokoviqit në turneun prestigjioz.

Go to TOP