Chollet për marrëveshjen e Ohrit: Kosova tani më afër se kurrë drejt të ardhmes së saj në BE

Këshilltarin i Lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se Kosova tani është më afër se kurrë drejt të ardhmes së saj në BE.

Chollet i bëri këto komente pas bisedës telefonike me kryeministrin Albin Kurti, duke e uruar të parin e Qeverisë për marrëveshjen e arritur në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Për këtë bisedë më herët shkroi edhe Kurti, duke treguar se e falënderoi për mbështetjen dhe rolin e ShBA-së.

Go to TOP